Ish-kryeministri Fatos Nano është shtruar sërish në një spital privat në Tiranë, pasi ka pësuar një thyerje në këmbë.
Ish kryeministri iu nënshtrua ditën e sotme një ndërhyrjeje kirurgjikale, e cila përfundoi me sukses.
Ditën e sotme njoftohet se operacioni i kryer u mbyll me realizimin mjekësor të vendosjes së një proteze të pjesshme në këmbë, pas dëmtimit që kishte marrë në rrethana dhe dinamikë të panjohur.
Nano do vijojë të qëndrojë në spital për rehabilitim të plotë sipas mjekëve. Kjo nuk është hera e parë që ish-kryeministri është shtruar në spital, pasi thuajse një vit më parë, ai kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri.
Be First to Comment