Skip to content

Meteorologia Lajda Porja shprehet se kjo fundjavë do jetë një fundjavë tipike vjeshte.

Sipas saj, reshjet dhe shtrëngatat e shiut do të jenë prezente pothuajse gjatë gjithë kohës, ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie. Mes të tjerash, Porja thekson se fundjava do ketë prezencën reshjesh, që do të sjellin rrezik për përmbytje.

“Një fundjavë tipike vjeshte në këtë fundjavë. Reshjet kanë filluar që pas mesnatë dhe sot kanë përfshirë të gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që dita e sotme të jetë me rrebeshe shiu gjatë gjithë ditës, herë pas here do shoqërohen me stuhi të forta ere, në fakt do kemi dhe rrezikshmëri përmbytje lokale, kryesisht në zonat veriperëndimore dhe disa zona të ultësirës perëndimore. E shtuan dhe e diela me vranësira dhe rebeshe shiu, ku të shtunën kemi rrebeshe të herëpashershme, kurse e diela, edhe pse do t’i ketë prezente reshjet, do t`i ketë në sasi të pakta”, tha meteorologia.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *