Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme.
Reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët deri mesatar, në veriperëndim reshjet e shiut lokalisht pritet të jenë me intensitet deri të lartë.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit. Hera-herës reshje shiu në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Temperaturat parashikohen: Në zonat malore 14 deri 28°C, në zonat e ulëta 17 deri 27°C , në zonat bregdetare 20 deri 27°C.
Be First to Comment