Skip to content

Profesori i Fakultetit të Muzikës në Universitetin e Arteve, kompozitori dhe muzikologu i njohur Edmond Buharaja është ndarë nga jeta këtë të enjte, duke lënë pas trishtim të madh, te familja, miqtë e kolegët e shumtë të arteve.

“Ishte shpejt për ty i dashur Edi, shumë shpejt, tē shkoje matanë, në atë botën që nuk është as tonale, as atonale, por që është thjesht bota pa tinguj, që ti i njihje më mirē se gjithkush“, shkruan profesori dhe akademiku Vasil Tole.

Edmond Buharaja studioi kompozicion në Institutin e Lartë të Arteve nën drejtimin e dajës së tij, kompozitorit të shquar Feim Ibrahimi.

Paralelisht Edmond Buharaja shkruante muzikë dhe drejtonte edhe studentë në kompozim dhe merrte pjesë aktive në tribunat kushtuar muzikës në Shqipëri dhe jashtë saj. Profesor Edmond Buharaja së fundi ishte emëruar si shef i Departamentit të Kompozicionit, Muzikologjisë dhe Dirizhimit në Fakultetin e Muzikës, në Universitetin e Arteve.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *