Moderatori i njohur Meriton Mjekiqi ka pësuar aksident të rëndë gjatë natës dhe gjendja shëndetësore duket të jetë ende e rëndë.
Sipas “Report TV”, ish-banori i Big Brother, ka qenë duke u kthyer në Kosovë pas një qëndrimi në Shqipëri. Mjekiqi ishte duke udhëtuar në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka plasur. Për pasojë ai ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke rënë në një fushë të hapur.
Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se Meritoni pothuajse një orë ka mbetur i bllokuar brenda makinës. Pas ardhjes së ekipeve të shpëtimit, ai është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Be First to Comment