Skip to content

Konsumi i energjisë elektrike është rritur gjatë muajve të verës krahasuar me vitet e kaluara. Ndërsa, ngritje e konsumit pritet edhe gjatë dimrit. Kjo pasi thuhet se një numër i madh i qytetarëve të cilët më parë kanë përdorur drutë për t’u ngrohur, tani po ngrohen me kondicionerë dhe pajisje të tjera.

Deri këtë vit, qytetari Beqir Igrishta është ngrohur me dru. Megjithatë, sivjet ai po mendon të blejë kondicioner apo pajisje tjera për t’u ngrohur me energji elektrike.

“Me pelet ngrohemi, por mendoj me bë me rrymë, sepse edhe peleti po shtrenjtohet për çdo vjet”, tha ai.

Edhe ata që janë ngrohur me dru por edhe me pajisje te tjera, po ankohen se faturat e energjisë po u vijnë shtrenjtë.

Mirëpo për dallim nga vitet e tjera, interesimi për të blerë dru ka rënë.

Gjatë vitit të kaluar çmimi i një metri dru sillej nga 60-65 euro. Ndërsa, gjatë këtij viti çmimi i tyre është 50-55 euro. Shitësit thonë se interesimi për të blerë dru sivjet ka rënë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *