Një vajzë 13 vjeçare nga India, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë, është detyruar të bëjë një jetë krejt tjetër nga bashkëmoshatarët e saj.
Vedika Gupta vuan nga çrregullimi gjenetik ‘ichthyosis’, e cila e ka “mbyllur” atë në dhomën e saj të gjumit.
Janë 20 lloje të ndryshme të ichthyosis, të cilat mund të ndikojnë në më pak se në tre fëmijë të lindur në vit në Mbretërinë e Bashkuar.
Kjo për shkak të një gjendjeje të rrallë shëndetësore që e bën lëkurën e saj të rrjedhë gjak sa herë i ekspozohet dritës së diellit.
”Gjithçka që mund të bëj është të shoh fëmijët e moshës time që luajnë dhe gëzojnë jetën e tyre. Unë shpesh pyes veten se pse i jam nënshtruar këtij lloj ndëshkimi nga Perëndia. Çfarë mëkati kam kryer për të vuajtur kështu?”, shprehet 13-vjeçarja në një video të postuar nga Daily Mail.
https://youtu.be/6yXi93__hc0
Be First to Comment