Gazetarja Laureta Roshi tregoi detaje të tjera tronditëse nga rasti i ndodhur në fshatin Fratar në Mallakastër, ku vajza e mitur lindi në tualetin e banesës së saj.
“Vajza ka lindur sapo është kthyer nga dita e parë e shkollës. Në aspektin e gjendjes emocionale shumë e mbyllur në vetvete. E ëma lajmëroi ambulancën e fshatit dhe e çuan në Fier dhe për një javë është mbajtur në maternitet. Është kontaktuar psikologia dhe është mbajtur në kushte spitalore. Vajza ka treguar se partneri i saj është një emigrant jashtë Shqipërisë. Bebja është pajisur me certifikatën e lindjes dhe tek atësia është vendosur një vizë”, ka treguar gazetarja.
Gjithashtu ajo tregoi se nëna e 15-vjeçares ka qenë e mendimit që të mos e mbajë beben në familjen e tyre, por ta dorëzojnë në “Shtëpinë e Fëmijës” dhe më pas të birësohet.
Be First to Comment