Skip to content

Gjatë javës së fundit, 25 persona janë arrestuar dhe proceduar nga Policia Rrugore e Tiranës, pasi kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor mes tyre për drejtim në gjendje të dehur të mjetit, 8 pa patente dhe 1 nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, 22 leje drejtimi janë pezulluar, 12 automjete janë bllokuar, përfshirë 3 me targa të huaja. Një prej mjeteve të sekuestruara është i personazhit të njohur të rrjeteve sociale, Kozaku.

Sipas informacioneve, policia rrugore e Tiranës ia sekuestroi mjetin, pasi konstatoi se në orën 3 të natës ai kishte hyrë live në rrjetin social TikTok, dyshohet në gjendje të dehur ku shfaqej duke drejtuar mjetin me shpejtësi tej normave të lejuara në zonat e banuara, si dhe duke shkelur semaforët.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *