Skip to content

Views: 26

Qiraja mujore e një apartamenti në Tiranë mesatarisht mund të arrijë në 500 euro. Në zonat e luksit, çmimet e qirave janë bërë shumë të “kripura”, duke pësuar rritje të vazhdueshme.

“Për zonën në Pazarin e Ri, nëse vitin e kaluar gjeje 359-400 euro, këtë vit apartamentet 1+1 kanë shkuar 500 euro. Rruga e Durrësit, Komuna e Parisit, apartamente 1+1, të mirëarreduara dhe të ndërtuara së fundmi mund t’i gjesh edhe me 800 euro. Në zonat e qendrës, çmimi më i ulët që mund të gjesh për qira mujore është 600 euro. Por pjesa më e madhe e këtyre apartamenteve jepen me qira ditore në AirBnB dhe kjo ka ndikuar në rritjen e çmimeve”, tha ekspert i pasurive të paluajtshme, Dorjan Sanxhaku.

Qiratë më të lira mujore gjenden në zonat më periferike të Tiranës.

“Kemi zonën e Freskut, zona e Astirit, Misto Mame, zona e Ali Demit, zona e Shkollës së Bashkuar, zona e Shkozës lart janë edhe më të lira, mund të gjesh apartamente me çmime 300-350 euro”, shtoi ai.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *