Skip to content

Views: 9

Itali-Një nënë e re, 22-vjeç akuzohet nga prokuroria e Parmës për vrasje të foshnjës së porsalindur dhe fshehje të kufomës në një fushë pranë shtëpisë së saj.

Sipas hetimeve paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur muajin e kaluar, 9 gusht.
Disa ditë më parë, autoritetet italiane gjetën në të njëjtën fushë eshtrat e një foshnje tjetër, e cila sipas hetimeve të deritanishme duhet të jetë varrosur në këtë vend rreth një vit më parë.

Vajza studente në Fakultetin e Drejtësisë në Parma deri më tani ka pranuar përgjegjësinë vetëm për vrasjen e parë.

Babai i foshnjës dhe i dashuri saj thuhet se nuk ka qenë në dijeni që partnerja e tij ishte shtatzënë dhe ndaj dhe nuk do të hetohet.

Sipas prokurorëve, gruaja lindi vetë, pa asnjë ndihmë nga një mjek apo infermiere dhe askush nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë, raporton La Repubblica.

Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *