Skip to content

Martesa shpesh merr fund për arsye nga më të ndryshmet dhe shumë shpesh marrëdhëniet ndërmjet ish-bashkëshortëve bëhen të hidhura.

Historia që tregon ky burrë, me sinqeritet të madh, meriton shumë reflektime. Publikimi i tij në Facebook fillon kështu: “Unë dua ta rrëfej këtë me miqtë e mi dhe me të gjithë njerëzit që më njohin …”

Gruaja ime dhe unë u ndamë tre vjet më parë dhe për pjesën tjetër të kohës tonë marrëdhëniet tona u ndërprenë.

E vërteta është se e lashë për një grua më të re, Rosa, 23-vjeçare.

Numrin e ish-gruas time nuk e kisha fshirë nga numrat e emergjencës dhe kështu, pas një aksidenti në të cilin e kam gjetur veten në një pozitë shumë të vështirë, në gjendje kome, kur u zgjova gjeta pranë ish-gruan dhe partneren e re.

Ajo ishte ulur pranë meje, duke mbajtur dorën time.

Ajo buzëqeshi dhe më tha: “Mirëmëngjes, meqë jam këtu, ndoshta duhet të marrim diçka për të ngrënë …!”

Në një çast unë dëshiroja të kthehesha 3 vite pas dhe kurrë të mos hidhja hapin në mënyrë aq sipërfaqësore. Unë iu përgjigja buzëqeshjes së saj me: “Më fal Meg.”

Gjithkush bën zgjedhjet e veta, duke marrë përgjegjësitë e tyre, por ndoshta disa duhet të peshohen më mirë dhe më gjatë.

Ju rrezikoni të pendoheni dhe shumë vonë.

Ndajeni këtë histori, mund të ndihmojë dikë të reflektojë më mirë! /Përshtati: ShkodraNews/shqiptari.net

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *