Skip to content

Euro ka kapur sot minimumin historik në raport me lekun që prej ditës kur ka filluar të përdoret si monedhë e Bashkimit Europian.

Banka e Shqipërisë raporton se si asnjëherë me parë, 1 Euro është këmbyer sot mesatarisht me 99.33 Lekë. Ky është një zhvillim i papritur për periudhën pasi zakonisht, euro shfaqet e dobët përballë lekut gjatë muajve të verës dhe në shtator-tetor nis një trend rritës, por kjo nuk ka ndodhur këtë vit. Monedha europiane e ka nisur kështu duke vijuar të humbasë pikë në raport me lekun.

Në rrethana të ngjashme është edhe Dollari amerikan kundrejt Lekut, pasi gjatë kësaj të hënë është këmbyer me 89.33 Lekë.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *