Reperi i njohur nga Kosova, Fero Fera bëri një status tepër shqetësues mbrëmjen e djeshme në rrjete sociale,
teksa kërkonte ndihmë duke thënë se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore, ku siç thotë ai, nga padrejtësitë që i janë bërë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me “COMPAS” Fero ka deklaruar se vajza e tij është rrëmbyer për shkak se siç ai thotë,
enti social pa i dhënë asnjë detaj, i ka thënë se vajza e tij ka ikur.
“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vet
Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres unë ta shoh vajzën time. Befasohna se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjindet.
Dhe, më tragjike ka qenë ndodhia e sotit ku unë e konsideroj se vajza më është kidnapuar me një lloj mënyrë, për shkak se enti social më ka njoftuar se në ora katër me ardhë me e marrë vajzën, e në moment që unë shkoj me e marrë vajzën në kohën e caktuar që ata ma kanë caktuar,
nuk më japin asnjë detaj se në çfarë drejtimi më është marrë vajza, vetëm se më thonë se vajza ka ikur.”
Be First to Comment