Ditën e mërkurë vendi ynë do të këtë mot të paqëndrueshëm, me reshje shiu të cilat nisin që në mesnatë në pjesën më të madhe të vendit.
Në orët e para të mëngjesit reshjet do të jenë në formën e rrebesheve të shpejta dhe stuhive afatshkurta në të gjithë territorin, ndërsa gradualisht do të ulin intensitetin por do të vijojnë të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar deri në orët e pasdites.
Be First to Comment