Skip to content

Të tjera detaje bëhen me dije nga ndarja e parakohshme nga jeta e Gert Bogdanit.

Ish-deputeti i PD ndodhej në një konferencë në Tiranë me dy miq të tij amerikan, por papritur nuk është ndjerë mirë. Ai është larguar për në tualet, por vonesa ka shkaktuar shqetësim te dy miqtë e tij, të cilët kur kanë shkuar e kanë gjetur pa ndjenja. Ata kanë lajmëruar menjëherë urgjencën, e cila e ka dërguar në QSUT, por në gjendje shumë kritike. Mjekët u përpoqën për rreth një orë që ta shpëtonin përmes aparaturave, por 44-vjeçari nuk ia doli dot.

Burime të “Top Channel” bëjnë me dije se Gert Bogdani 3 ditë më parë ka pasur temperaturë, por nuk dihet nëse ky shqetësim ka ndikuar në “arrestin kardiak”. Gjithashtu raportohet se ish-deputeti nuk vuante nga sëmundje kardiovaskulare, por do të jetë autopsia që do të zbulojë shkakun e ndarjes nga jeta të Gert Bogdanit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *