Skip to content

Një tragjedi ka ndodhur në Napoli të Italisë, ku një turiste 30-vjeçare ka gjetur vdekjen pasi i ka rënë në kokë një statujë, teksa kalonte nën një ballkon.

Vajza e re nga Padova, ishte duke ecur të dielën në zonën Quartieri Spagnoli, një nga më të njohurat në Napoli, kur një statujë që ra nga ballkoni e goditi në kokë.

Ajo u dërgua në spital, ku dha frymën e fundit, sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa.

Në të njëjtën kohë, prokurorët po hetojnë prindërit e dy fëmijëve të dyshuar se hodhën statujën nga ballkoni i shtëpisë së tyre, e cila goditi në kokë Chiara Jaconis.

Ndërkohë, policia të mërkurën kqyri një video që tregon incidentin në të cilin një nga fëmijët dyshohet se hodhi statujën nga ballkoni, thanë burimet hetimore.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *