Doktoresha Aurora Dollenberg tha se arrestet kardiake fatkeqësisht mund t’i bien çdokujt, por se ka disa këshilla, që mund të minimizojnë ato risket.
Dollenberg tha se për të eliminuar sa më shumë të jetë e mundur arrestet kardiake, duhet që të ushqehemi mirë, të bëjmë vrap dhe të mos kemi stres të akumuluar.
“Në lidhje me arrestet kardiake, janë disa aspekte që mund t’i parandalojmë. Së pari, ushqimi i mirë bën mirë për shëndetin. Së dyti, duhet të kemi një jetë aktive, duke lëvizur në këmbë gjysmë ore prsh në këmbë. Së treti, duhet të eliminohet edhe stresi. Vdekja e papritur nga arresti kardiak mund t’i ndodhë çdokujt fatkeqësisht dhe është e lidhur me sistemin imunitar të trupit. Këta persona kalojnë në krizë nervore dhe zemra mund të ndalë“, tha Dollenberg.
Be First to Comment