Kryeministri Edi Rama foli për reformën e sigurimeve shoqërore me qëllim që t’i jepet fund këtij fenomenit të informalitetit ku punonjësit marrin një pjesë të rrogës në zarfe dhe një pjesë e vogël deklarohet në bankë.
Rama paralajmëroi se qeveria do të marrë masa të forta që bizneset të deklarojnë pagat e plota, gjë që reflektohet më vonë edhe në rritje pensionesh. Rama paralajmëroi se aksioni i kontrollit do të nisë në tetor dhe ata që nuk deklarojnë pagën reale të punonjësve do të ndiqen penalisht njësoj si hajdutët e energjisë elektrike.
“Besoj unë që rruga më e thjeshtë për t’ua thënë të gjithëve është që kur pranojnë të bashkëpunojnë me sipërmarrës në shkelje të ligjit dhe të deklarohet një pagë më e ulët dhe një pjesë tjetër të merret në dorë për të mos paguar sigurimet shoqërore, faktikisht i japin sipërmarrësit mundësinë që padrejtësisht të marrë nga pensioni i gjyshe dhe i gjyshit. Duhet të ndergjegjesohen njerezit dhe te thonë të lutem shumë shënojë këtu edhe unë dua pagën të plotë, të pastër me sigurime shoqërore brenda, dhe shëndetësore se ndryshe pastaj është e kotë të themi, rriteni pensionin e gjyshes, rritni pensionin e gjyshit sepse rritja e pensionit të gjyshes dhe gjyshit lidhet në radhë të parë me sa të gjithë bashkë”, tha Rama.
Be First to Comment