Skip to content

Fibrat bimore – Ndryshimet në dietë janë një armë e fortë në lu ftën për të ulur kolesterolin. Fibrat bimore që gjenden te drithërat e plotë janë një ndër to.

Tërshëra, gruri i plotë, elbi i plotë, orizi i egër, fasulet, frutat me lëkurë dhe perimet, janë ndër burimet më të mira dhe zgjedhjet më të shëndetshme.

Vajrat esencial

Jo më shumë se 35% e kalorive ditore duhet të vijnë nga yndyrat. Dhe për më tepër, lloji i tyre është po aq i rëndësishëm.

Lloji me i dëmshëm është yndyra vegjetale e ngurtësuar, pra margarina. Më pas vijon gjalpi, dhj ami i kafshëve dhe i bulmetit. Këtu mund të bëjnë përjashtim qumështi i dhisë dhe mishi i kecit apo i kafshëve të tjera të cilat rriten në natyrë dhe kullosin në gjelbërim, pasi në dhjamin e tyre kanë më pak yndyra të ngopura.

Vajrat më të këshillueshëm janë vaji i ullirit dhe i linit të presuar në të ftohtë, avokado, arrat, bajamet dhe vaji i peshkut.

Vajrat vegjetal, të rafinuar të gatimit janë gjithashtu të dëmshëm pasi nxisin oksidimin e kolesterolit që qarkullon.

Dietat e varfra në karbohidrate

Reduktimi i sheqernave në dietë, sidomos atyre të thjeshtë dhe preferenca e karbohidrateve komplekse ndikon pozitivisht në uljen e kolesterolit. Duke ulur karbohidratet në favor të yndyrave esencial, arrihet një rritje optimale e kolesterolit të mirë HDL.

Kolesteroli dhe mbipesha

Nëse jeni mbipeshë dhe keni kolesterol të lartë, ulja e peshës do të shkojë respektivisht me uljen e kolesterolit të keq. Për më tepër, nëse perimetri i mesit tuaj është më shumë se i vitheve, atëherë rënia në peshë është domosdoshmëri për të fituar mirëqenien.

Ndërprisni duhanin

Lënia e cigares është e vështirë por ja ku keni një arsye më shumë. Kur ju ndërprisni duhanin, kolesteroli i mirë mund të rritet me 10%.

Aktiviteti fizik

Edhe nëse je i shëndetshëm por jo aktiv, fillimi i një programi aerobik ose kardio, do të rezultojë në rritje prej 5% të kolesterolit të mirë, brenda dy muajve të parë. Zgjidhni një aktivitet fizik që rrit ritmin e zemrës si kërcimi, vrapi, noti apo hedhja me litar. Mjaftojnë 30 minuta në ditë për të paktën 5 ditë të javës për t’ju dhënë gjithë përfitimet e mundshme.

Preparate bimore

Ka indikacione se hudhra mund të ndikojë​ në uljen e kolesterolit të keq, por suplementet e saj mund të kenë efekte anësore, sidomos kur shoqërohen me ilaçe. Bimë të tjera që ndihmojnë janë –farat fenugreek- dhe ekstraktet e zemrës së agjinares./ Shendeti.com.al/BlerinaBombaj,dietologe

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *