Skip to content

Nga reshjet tek intervalet e gjata me diell, sinoptikani tregon ‘surprizat’ e motit për fundjavën

Vranësira, reshje, intervale të gjata me kthjellime, të gjitha do i përjetojmë brenda kësaj fundjave. Në një lidhje direkte sinoptikani Hakil Osmani nga “MeteoAlb” thotë se gjatë këtyre ditëve pritet që të kemi temperatura të larta që shkojnë deri në 29 gradë Celsius.

Hakil Osmani: Vendi ynë ditën e sotme mbetet nën mbizotërimin e vranësirave të shpesha, të cilat herë pas here parashikohet të kenë zhvillimet e tyre. Më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës duke bërë që të kemi edhe mundësira për reshje shiu. Në pjesën Lindore do të kenë më të dukshme, por edhe në Ultësirën Perëndimore do i kemi prezente reshjet në sasira më të pakëta. Në mbrëmje kemi përmirësim gradual të kushteve të motit.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *