Skip to content

Euro gjatë 48 orëve të fundit ka kapur minimumin historik në raport me lekun që prej ditës kur ka filluar të përdoret si monedhë e Bashkimit Europian.

Tregu valutor ka pësuar një tjetër ndryshim drastik sot (21 shtator), pasi 1 Euro po blihet me 98.8 Lekë dhe shitet 99.5 Lekë, nivel tepër i ulët. Ekspertët shprehen se deri në fund të muajit shtatorit nuk pritet të ketë rikuperim të Euros.

Nga ana tjetër, edhe dollari amerikan ka pësuar një ulje të lehtë pasi sot blihet me 88.4 Lekë dhe shitet 89.4 Lekë.

Euro po zhvlerësohet për shkak të ofertës së lartë të monedhës europiane, që mund të shpjegohet sidomos me turizmin dhe investimet e huaja.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *