Historia e tyre po diskutohet në të gjithë botën. Një britanike tha se nuk do e falë kurrë mamanë e saj për atë që i bëri. Duket si një histori e pabesueshme ajo që i ndodhi Lauren Ëell. Mamaja, jo vetëm i mori burrin, por edhe mbeti shtatzënë me të dhe lindi një bebe fiks nëntë muaj pas muajit të mjaltit.
Lauren Ëall, tashmë 34 vjeç u martua me punonjësin e aeroportit, Paul Ëhite në vitin 2004, kur ajo ishte 19 vjeç dhe sapo kishte lindur beben e tyre, një vajzë
Mamaja e Lauren, Julie, tani 53 vjeç, vendosi të paguajë faturën e dasmës, rreth 20 mijë dollarë. Në shenjë mirënjohje, e bija e ftoi në muajin e mjaltit. Lauren mendoi se ishte një ide e mirë në atë kohë, por tetë javë më vonë, Paul iku nga shtëpia që ndante me Lauren. Dhe nëntë muaj më vonë, mamaja e Lauren lindi fëmijën e Paul dhe shpalli se ata ishin zyrtarisht çift.
Lauren thotë se Paul shkonte shumë mirë me mamanë e saj, por nuk e kishte menduar kurrë se gjërat do shkonin kaq larg. Pas muajit të mjaltit, Paul nisi të ruante shumë celularin e tij. Por motra e Lauren, që po përdorte telefonin e mamasë, zbuloi disa mesazhe të papërshtatshme mes saj dhe Paul.
Kur u përball me mamanë, ajo i tha se nuk kishte asgjë mes saj dhe dhëndrit. “Ti je e çmendur,” i tha të bijës.
Disa ditë më vonë, Paul e hoqi unazën dhe braktisi të shoqen bashkë me vajzën e vogël, për të shkuar te vjehrra. Në atë kohë, Lauren nuk e dinte se mamaja ishte shtatzënë.
“Mendova se mbaroi bota,” kujton Lauren. “Nuk mund të besoja se dy njerëzit që doja më shumë, më kishin tradhtuar,” thotë ajo. “Për këtë, nuk do e fal kurrë”.
Si për të thelluar plagën, Paul u martua me mamanë e Lauren fiks pesë vite pasi ishte martuar me të bijën. Lauren ishte në dasmë, për hir të vajzës. Mamaja tentoi t’i kërkonte falje, por Lauren e nxori nga makina. Më vonë i shkroi edhe një letër duke i kërkuar falje. Kurse Paul nuk i kërkoi kurër falje asaj.
Edhe sot e kësaj dite, ata janë të martuar. Kurse Lauren ka nisur një jetë të re. Ajo tashmë është shtatzënë me fëmijën e katërt me partnerin e ri të saj.
“Koha shëron plagët dhe unë e mamaja kemi tentuar të kemi një marrëdhënie normale. Por nuk do jemi kurrë të afërta si dikur. Nuk do i besoj kurrë asaj,” thotë ajo.
Kurse Julie thotë se nuk ka pasur ndonjë aferë. “Jemi të martuar. Kaq”. Paul nuk ka komentuar.
Be First to Comment