Skip to content

Jemi të sigurt që e keni hasur në TikTok dhe jua ka ngrohur zemrën si të ishte gjyshja juaj.

Në fakt, gjyshja e Genta Gjalpit u bë “gjyshja e të gjithë shqiptarëve”, që merrte çdo ditë komente urimesh e bekimesh, pasi shumë ndjekësve u nxirrte mallin e gjysheve të tyre që nuk jetonin më.

E sa keq që gjyshet s’jetojnë përgjithmonë! Sot, ëngjëlli i bukur i Gentës ka ndërruar jetë, ndërsa ka qenë vetë ish-banorja

e “BB” ajo që ka dhënë lajmin e trishtë në TikTok, nëpërmjet videove që na e këputën zemrën.“Sot shpirti yt iku në parajsë lulja ime e bukur. Sa shumë të dua nuk e them dot me fjalë, sa shumë do më mungosh nuk e di!

Por ti je njeriu që më ke falur aq dashuri dhe me zemrën tënde të pastër, me çiltërsinë tënde më bëre të jem ajo që jam sot! U prehsh në paqe nëna”- shkruan Genta e pikëlluar.

@genta_officially

♬ Eternal Light(renaissance choral gregorian chant a cappella polyphonic sacred) – D.ai.GO

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *