Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Berat, ku një automjet është përplasur me një mjet bujqësor me të cilin udhëtonin tre persona.
Ahmet Kafazi (81 vjeç) dhe Salushe Kafazi (77 vjeç) janë çifti i bashkëshortëve që humbën jetën nga aksidenti në Berat. Ndërsa vajza e tyre Feruze Barushi (58 vjeçe) mbeti e plagosur, raporton News 24.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Be First to Comment