Kanë nisur përgatitjet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës nga kthesa e Kamzës deri në nyjën e Kasharit.
(24 muaj) 2 vite do të zgjasin punimet për gjerimin e autostradës Tiranë-Durrës e cila do të kushtojë 34 milionë euro. Ndërhyrje do të ketë edhe në rrugën ekzistuese, ndërsa në përfundim të punimeve shpejtësia e lejuar do të jetë deri në 130 km/h.
“Faza përgatitore nënkupton piketimin, mobilizimin e kantierit, me evidentimin e problematikave të infrastrukturës nëntokësore. Këto ditë pritet të nisin me intensitet ndërhyrjet e parashikuara. Zgjerimi konsiston në hapjen e një korsie të plotë 3,75 m dhe korsia e emergjencës 3 m, pra në total do kemi tre korsi hyrëse dhe dalëse plus emergjencat”, thotë Gëzim Noni, përgjegjës i Menaxhimit të Kontratave në ARRSH.
Be First to Comment