Uji është burimi i rëndësishëm i një shëndeti të mirë dhe gjithnjë në formë, por vetëm që të konsumosh sa më shumë ujë nuk do të thotë se shëndeti jonë është i shkëlqyer. Duhet të dimë edhe në cilën temperaturë duhet ta pimë. Ka nga ata që edhe pse vera po largohet, sërish vazhdojnë të konsumojnë ujë të ftohtë frigoriferi.
Nutricionisti Altin Joka është shprehur se kjo mund të rezultojë fatale për jetën e disa njerëzve. Mund t’u shkaktohet hemoragji cerebrale apo atak kardiak, ndaj temperatura e rekomanduar shkencërisht sipas tij është ajo në 15-16 apo 18 gradë.
“Ngushton enët e gjakut dhe rrezikojmë për një presion më të lartë gjaku, për një bllokim të enëve të gjakut, duke u ngushtuar. Sidomos njerëzit që janë me problem shëndetësore dhe mund t’u shkaktohet edhe atak kardiak. Në momentin që ne fusim në gojë diçka shumë të ftohtë, mpihen nofullat, pak koka dhe nuk kuptojmë as shijen. Kjo tregon që jemi në një rrezik për të pësuar një hemorragji cerebrale. Kontraktohet muskuli për 22 minuta në momentin që ne pimë një temperaturë të ujit nga 2 deri n 6 gradë. Uji i ftohtë shkakton trashjen e mukusit të zorrëve, prishjen e dhëmbëve, ulet niveli i qelizave të bardha të gjakut për një moment të caktuar. Temperatura më e mirë e ujit e vërtetuar shkencërisht është ajo midis 15-16 dhe 18 gradëve ose e quajtur ndryshe temperaturë ambienti”, është shprehur Joka.
Be First to Comment