Euro po e mbyll muajin shtator në një pozitë të vështirë në raport me Lekun, teksa ka kapur vlerat më të ulëta historike.
Sipas kursit në tregun e lirë 1 Euro këtë të hënë (30 shtator) blihet në pikat e këmbimit me 98.5 Lekë, ndërsa shitet me 99.1 Lekë. Ky rezulton të jetë zhvlerësimi më i ulët i regjistruar ndonjëherë në raport me Lekun që kur Euro u bë monedha zyrtare e Bashkimit Europian.
Ky zhvlerësim i fortë në tregun vendas lidhet me ofertën e lartë për valutë, që ka ardhur si nga turizmi, ashtu dhe nga investitorët e huaj në fushën e ndërtimit. Të fituarit më të mëdhenj janë importuesit, që po blejnë më lirë dhe qeveria që i ulet kosto e borxhit të jashtëm.
Be First to Comment