Aktori Edmond Halili ka zbuluar gjate nje interviste se trupin e vëllait ia kanë shëtitur nëpër të gjithë Shkodrën, ndërsa ai e ndiqte me biçikletë, duke besuar se mos nuk ishte trupi i tij.
Sakaq, ai tha se pavarësisht kësaj ngjarje të rëndë, partia nuk e largoi asnjëherë nga skena.
“Mua ma kanë vrarë një vëlla 25-vjeç, duke u arratisur jashtë shtetit. Vëllait ja shëtitën trupin në të gjithë qytetin. Unë i shkoja mbrapa me biçikletë se herë më dukej si vëllai dhe herë jo, se e kishte grirë me automatikë, ai ushtari dhe unë që në fillim kam qene talent. Edhe atyre i vinte keq që të ma hiqnin humorin mua, se atëherë ishte partia, komuniteti i partisë. Mirëpo, partia më ndihmoi, asnjëherë nuk më ka hequr nga skena. Por profesionist jam bërë në vitin 1991”, rrëfeu Halili.
Be First to Comment