Skip to content

Mëngjesin e sotëm në orën 06:14, një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter ,ka goditur zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë, konkretisht në Çamandë të Filatit.

Lëkundjet sizmike janë ndjerë edhe në qytetin e Sarandës, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Sipas të dhënave paraprake, nuk raportohet për dëme materiale apo të lënduar, por lëkundjet e forta kanë zgjuar shumë banorë në orët e para të mëngjesit.

Institucionet përkatëse po monitorojnë situatën dhe do të japin informacione të mëtejshme në rast se do të ketë zhvillime të reja.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *