Shumë njerëz e nisin ditën me një kafe në mëngjes. Por, ajo që shumë bëjnë gabim është ta pinë kafen esëll.
Kjo, sipas mjekes nutricioniste Albana Daka është e gabuar.
Në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” në emisionin e mëngjesit, Dr. Albana shpjegoi arsyet pse kafen duhet ta pimë pasi të kemi ngrënë vaktin e mëngjesit.
“Jo, sepse kafja nxit prodhimin e lëngjeve të tepërta të stomakut dhe në këtë mënyrë, rritet prodhimi i acidit klorhidrik që prodhohet në stomak dhe fillon refluksi.
Nga shtimi i këtij acidi, fillon djegia e stomakut, gastrite minimale dhe mund të shkojnë deri në ulçerë kur ne e nisim me kafe që në mëngjes por dhe kur ka një sasi të shtuar.
Një nga problematikat që fillojnë shqetësimet e stomakut është konsumi i tepruar dhe esëll i kafes.”
Sa kafe duhet të pimë në ditë?
“Normalisht, organizmi ka një tolerancë personale ndaj kafeinës. Thuhet se mesatarisht 200 deri në 240 miligramë kafeinë, e konvertuar në filxhane kafe është jo më shumë se 3 në ditë.
Ka persona që pinë vetëm një dhe nuk e tolerojnë dot një kafe të dytë sepse mund të kenë takikardi ( rritje të rrahjeve të zemrës), ndjenjën e refluksit, rritjen e ankthit. Nëse pihet afër drekës, mund të stimulojë pagjumësinë.
Mund të ketë persona që pinë tre kafe në ditë dhe të kenë një tolerancë të moderuar. Nuk kanë efekte negative. Kafja nuk duhet pirë esëll, dhe nëse pihet duhet të shoqërohet me një gotë ujë sepse duke rritur sasinë e lëngjeve që merr stomaku, bën që kafja të mos rrijë shumë në stomak dhe të kalojë në zorrë.
Kështu efektet nxitëse të acidit klorhidrik të jetë më të vogla. Idealja është një kafe pas një mëngjesi të shëndetshëm.”, shtoi Dr. Albana.
E pyetur nga moderatori Alban Musa për efektet që ka kafeina në trup, mjekja shpjegoi se ajo mund të shkaktojë probleme me stomakun, an kth dhe pagjumësi nëse merret në sasi të ekzagjeruar. Siç theksoi doktoresha, personat me hipertension dhe ata që vuajnë nga pagjumësia duhet ta shmangin.
Kush duhet ta pijë kafen?
“Kafja është një ritual i përditshëm dhe ka efekt psikologjik, stimulon sistemin nervor. Njerëzit që kanë aktivitet psikologjik, punën rutinë, me vëmendje të përqendruar, një kafe në mëngjes pas në vakti të bollshëm, është i rekomanduar.
Ata që kanë tendencë për tension të lartë dhe ata që vuajnë nga pagjumësia nuk rekomandohet sepse ajo do ta thellojë më shumë pagjumësinë.”, përfundoi Dr. Albana.
Be First to Comment