Skip to content

Views: 133

Duke nisur nga sot (1 Tetor) pensionet do të indeksohen me 4,1%. Të dhënat tregojnë se inflacioni për mallrat e shportës nga viti 2023 deri më sot ka rezultuar 4,1% dhe për pasojë indeksimi i pensioneve do të jetë në të njëjtën masë.

“Në qytet, pensioni mesatar është 180,234 lekë te vjetra. Me indeksimin 4,1% do të thotë që pensioni do të rritet mesatarisht me 7, 480 lekë te vjetra. Për ata që jetojnë në qytet, pensioni nga 1 tetori do të jetë mesatarisht 180,982 lekë”, shpjegoi gazetari i ekonomisë Marjo Brakaj.

Sa i përket rritjes së pensionit në fshat, pensioni mesatar është 110.051 lekë te vjetra në fshat dhe rritja do të jetë mesatarisht 4,530 lekë te vjetra, duke e bërë pensionin mesatar në fshat 110, 504 lekë te vjetra.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *