Skip to content

Dita e sotme(E enjte) parashikohet të jetë me reshje intensive shiu, rrebeshe dhe përmbytje në zonat veriperëndimore të vendit.
Nisur nga ky parashikim kapitaneria e portit të Vlorës ka njoftuar se për shkak të përkeqësimit të motit do të ndalohet nisja e mjeteve të vogla të lundrimit dhe mjeteve të peshkimit duke filluara nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme.

“Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë datave 03-04.10.2024 duke filluar nga ora 02:00 datë 03.10.2024 në drejtimin JUG-JUG-LINDJE, në forcën deri 7-8bft me shpejtësi ere deri 20-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike. Të ndalohet paisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 22:00 datë 02.10.2024”, njofton Porti i VLores.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *