Ditën e enjte vendi ynë pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të bëhen prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe në veriperëndim të vendit. Gradualisht reshjet e shiut me intensitet të ulët do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit ndërsa në veriperëndim reshje shiu me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshje shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 10 deri 24°C
në zonat e ulëta 12 deri 29°C
në zonat bregdetare 16 deri 27°C
Views: 66
Be First to Comment