Ditën e sotme, disa qytete të vendit janë përfshirë nga reshje të dendura shiu. Në disa zona është kriujuar trafik i rënduar, përfshirë edhe kryeqytetin, pasi makinat qarkullojnë me vështirësi nga reshjet e dendura të shiut.
Prej pasdites deri në orët e mbrëmjes reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet më të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa të forta elektrike.
Në jug-lindje (Korçë, Ersekë, Pogradec dhe Devoll) kryesisht në orët e mbrëmjes reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike, sipas Shërbimit Ushtarak Meteorologjik.
Views: 102
Be First to Comment