Bima tëmbëlgjaku ka shumë emra, njihet edhe me emrat si rrënja e syve ose rrënja e artë.
Kjo bimë rritet nëpër hapësira të ndryshme, madje mund ta gjeni edhe gjatë stinës së dimrit, e nga rrënja e tyre, gjethet, kur të shtrydhen, del një lëng i portokalltë.
Fuqia dhe vetitë shëruese të kësaj bime, janë se mundet të krijojë rruazat e kuqe të gjakut, pastron mëlçinë dhe fshikëzën, është e shëndetshme për hemorroidet, e nëse ju dhëmbin veshët e nuk e dini shkakun, atëherë kjo bimë është e duhura për juve.
Kjo bimë heq edhe lythat dhe parandalon rritjen e tepërt të qimeve në duar, këmbë dhe fytyrë tek femrat.
Nëse vuani nga cistet në vezore dhe mioma në mitër, kjo bimë ndikon pozitivisht aty.
Për përdorim përdoret krejt bima, e freskët apo e thatë.
Mund të përdoret edhe për aplikim nga jashtë apo edhe përdorim të brendshëm, varësisht se cilën sëmundje dëshironi të shëroni.
Një lugë me bimë të thatë e vendosni në 1/4 e litrës ujë të valuar dhe e lini të ftohet për 15 minuta, procedoni dhe e pini me gllënjka të lehta.
Çaji mund të përdoret edhe për jashtë trupit, te ndryshimet në lëkurë. Pavarësisht nga sëmundja, çajin ta pini për 14 ditë, nga 1-2 gota në ditë.
Be First to Comment