Skip to content

Më pak se dy muaj para nisjes së “Big Brother VIP Albania”, kanë filluar të dalin emrat e parë të konkurrentëve.

Një nga surprizat e këtij edicioni është Lei Kraja, flitet se moderatorja simpatik do të hyjë në shtëpinë e famshme. Aktori dhe regjisor Drilon Hoxha gjithashtu pritet të jetë pjesë e garës për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Artisti i ri Tiri Gjoci është një tjetër emër i përfolur, duke ofruar mundësinë për t’u njohur më mirë nga publiku. Visjan Ukcenaj, i njohur për humorin e tij, gjithashtu ka shumë mundësi të jetë pjesë e spektaklit.

Cubi Metkaj, e cila u përfol vitin e kaluar, po ashtu ka marrë një ftesë, ndërsa Dori dhe Devi, ish-prezantuesit e “Fiks Fare”, mund të jenë dy konkurrentë të fshehtë.

Sara Hoxha, ish-partnerja e Ledrit, dhe dy artistë të njohur, Eugent Bushpepa dhe Kastro Zizo, gjithashtu janë në listën e emrave të përfolur për këtë edicion.

Views: 88
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *