Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes u kanë bërë thirrje qytetarëve të cilët jetojnë në qarkun e Lezhës dhe të Shkodrës që të tregojnë kujdes pasi gjatë tre ditëve të ardhshme priten reshje të dendura shiu dhe shtrëngata.
Përmes një njoftimi zyrtar bëhet me dije se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Ministria e Mbrojtjes janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në komunikim të ngushtë me pushtetin vendor dhe strukturat qendrore të sistemit të mbrojtjes civile për të rritur gatishmërinë sipas nevojës.
Gjithashtu, Forcat e Armatosura janë në gatishmëri me mjete dhe pajisje të nevojshme për të ndërhyrë në rast emergjence.
“Një thirrje u drejtohet qytetarëve të qarqeve Lezhë dhe Shkodër që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë me institucionet për çdo situatë të mundshme”, thuhet në njoftim.
Be First to Comment