Skip to content

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës theu rekordin gjatë sezonit veror me 1 milion pasagjerë në muaj, ku numëroheshin mbi 250 fluturime në ditë.

Por ky ‘boom’ udhëtimesh ajrore vijon edhe në vjeshtë, ku në 9 muaj të 2024 ka kaluar shifra e 8 milionë pasagjerëve. Një rritje më shumë se dyfish krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Jam nga Anglia dhe imazhi për Shqipërinë te ne po ndryshon. Dëgjoj shumë njerëz që thonë “Shqipëri? Le të shkojmë ta vizitojmë”, ndaj i premë dhe ne biletat dhe e shijuam. U dashuruam me njerëzit këtu dhe u ndjemë të sigurtë, e harxhuam shumë pak krahasuar me shtrenjtësinë ku jetojmë”, tha një turiste britanike.

Pajisjet e kontrollit janë shtuar, dy skanera sigurie shtesë të teknologjisë të fundit, teksa përfshirja e sistemit e-gates ka ndikuar për të ulur fluksin te sportelet e policisë. Numrat në rritje të turistëve që fluturojnë në tokën e shqiponjave lidhet edhe me destinacionet e reja sezonale që TIA ka sjell, apo linjat ‘low cost’ me kosto konkurruese si dhe rritjen e mundësive për udhëtime direkte në shumë qytete të botës.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *