Një krim makabër është zbuluar në Angli, ku një 36-vjeçare është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vrau me gjakftohtësi prindërit e saj dhe më pas fshehu trupat e tyre në shtëpi për katër vite.
Ajo i vrau prindërit në vitin 2019 dhe më pas i varrosi në “varre të improvizuara”.
Të premten, u dënua në Chelmsford Crown Court me burgim të përjetshëm me një dënim minimal prej 36 vjetësh. Kur policia hyri në shtëpinë e saj në Essex, ajo rrëfeu se trupat e prindërve të saj ishin aty dhe se i kishte vrarë, duke shtuar se “nuk është një person i keq”.
“E dija se kjo do të ndodhte. Është e drejtë që unë të ndëshkohem”, tha ajo.
Vrasjet
Në qershor 2019, 36-vjeçarja McCullough helmoi babanë e saj me ilaçeqë ajo i futi në pije. Të nesërmen, goditi për vdekje nënën e saj me një çekiç.
Gjykatësi, Justice Johnson, tha se vrasjet ishin të mirëmenduara dhe të planifikuara. Ai tha se McCullough “ngarkoi një sasi të madhe barnash me recetë” gjatë një periudhe tre mujore dhe në maj 2019.
Fshehja e trupave
Pas vrasjeve, McCullough, fshehu trupat e tyre në varre të improvizuara në shtëpinë e familjes. E pandehura mori kredi të majme me karta krediti në emrat e prindërve të saj dhe vazhdoi të shpenzonte pensionet e tyre pas vdekjes së tyre. Prokurori tha se McCullough “nuk ka punuar për shumë vite”.
Be First to Comment