Skip to content

Në mediat sociale është kthyer në një trend tashmë që të rinjtë vihen në kërkim të thesareve, kërkime, të cilat i filmojnë dhe i postojnë edhe në rrjetet sociale.

I tillë ishte rasti një të reje nga Turqia, e cila ishte duke filmuar me kamerën e saj momentin kur ekskavatori ishte duke gërmuar në kërkim të një thesari të mundshëm diku pranë zonës ku banon.

Por, nga gropa e hapur doli diçka krejt tjetër, ndoshta edhe më e pasur se ndonjë thesar. Bëhej fjalë për një arkë të kohës së Perandorisë Osmane, në të cilën u gjet brenda një armë, hekur qymyrguri dhe disa bizhuteri.

Të gjitha ishin të futura brenda valixhes së pajës, që mendohet se i përkiste një vajze të re të asaj kohe, në prag martese.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *