Bronkiti te fëmijët, kura natyrale për ta trajtuar në kushtet e shtëpisë
Ylli Merja, Mjekesi Popullore, bronkiti, kura
Ylli Merja, Femijet. Bronkiti, Keshilla Mjeksore
Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në studion e “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për bronkitin tek fëmijët, duke qenë se kjo problematikë shëndetësore është më e zakonshme tek fëmijët se tek të rriturit,
pasi sistemi imunitar i tyre është ende në zhvillim dhe ata kanë tendencë të kenë më shumë kontakte me viruse që shkaktojnë bronkitin. Çfarë është bronkiti,
nga se shkaktohet, cilat janë simptomat të cilat duhet të shqetësojnë prindërit dhe së pari si mund të forcojmë imunitetin e fëmijëve dhe si mund të trajtojmë bronkitin me metoda natyrale.
“Bronkiti dhe bronkioliti te fëmijët shpesh zhvillohet pas një ftohjeje ose infeksioni viral. Shkaktari kryesor i bronkitit është virusi syncytial respirator, rhinovirus, adenovirus, parainfluenza, virusi i influenzës, rrallë shkaktohet nga bakteret” thekson Merja.
Simptomat kryesore të bronkitit janë: kollë e thatë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje muskujsh, sidomos në kraharor, një fishkëllimë në kraharor si zhurmë maceje, rrjedhje hundësh, sekrecione me ngjyrë, temperaturë që shkon deri në 38.5 gradë, mungesë oreksi, rrallë të vjella apo dhe nervozizëm.
Ndërsa përkeqësimi çon në mavijosje rreth gojës dhe te majat e gishtave, ku në këto raste është i nevojshëm konsultimi me mjekun pediatër.
Ylli Merja në studion e “Rreze Dielli’ ndan disa këshilla shumë efikase si dhe jep disa kura dhe receptura të cilat japin rezultate të menjëhershme.
Këshilla natyrale për shërimin e bronkitit
Be First to Comment