Liam Payne, ish-ylli i One Direction, ka vdekur në moshën 31-vjeçare pasi u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli në Buenos Aires.
Sipas policisë argjentinaese, oficerët morën informacion për “një burr agresiv që mund të ishte nën efektet e drogës dhe alkoolit”.
Kur mbërritën në hotel, zyrtarëve iu tha se një zhurmë e fortë ishte dëgjuar në një oborr të brendshëm. Menjëherë pas kësaj, ata gjetën trupin e pajetë të këngëtarit në tokë. Një hetim policor ka nisur.
Drejtori i shërbimeve të urgjencës, Alberto Crescenti deklaroi për mediat lokale se Payne kishte pësuar lëndime serioze dhe se do të kryhej autopsia.
Crescenti nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve në lidhje me rrethanat e rënies së Payne nga ballkoni.
Liam Payne postoi në Snapchat vetëm disa orë para incidentit një fotoku shkroi: “Është një ditë e bukur këtu në Argjentinë”.
Be First to Comment