Skip to content

Një ndërtesë shtatëkatëshe në ndërtim e sipër u shemb në Indinë jugore gjatë shirave të dendur, duke vrarë të paktën pesë punëtorë dhe duke bllokuar shumë të tjerë, njoftoi policia lokale.

Në një deklaratë të policisë, thuhet se nga rrënojat janë shpëtuar deri më tani 13 persona, pas shembjes së godinës në qytetin e Bangalores dhe se po vijojnë hetimet për shkaqet e aksidentit.

Aksidente të ngjashme janë të zakonshme në Indi gjatë sezonit të monsunit që zgjat nga qershori deri në shtator.

Kodet e ndërtimit zbatohen rrallë dhe disa ndërtues përdorin materiale të dobëta ose shtojnë pjesë që nuk ishin planifikuar fillimisht, duke çuar në shembje të ndërtesës.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *