Një nga konkurentët e “Përputhen”, Gerti Gjici ishte në emisionin e “Ora News” tregoi detaje për ndarjen nga Saide Buzi.
Gerti e njohu Saiden në emisionin e dashurisë por së fundmi ata nuk janë më bashkë. Gerti nuk hezitoi të tregonte se Saidja e kishte tradhëtuar me këngëtarin e njohur, Noizy.
“Unë e kam të vërtetuar me një video. I mora telefonin dhe ishte duke folur me një person që kishte lidhje me Noizyn. Në momentin që unë e lexova, normal Saidja e mori telefonin direkt dhe unë si lexova dot të gjitha. Lexova: “Si u ndjeve për atë që bëre”. Dhe ajo i tha: “Absolutisht mirë“. Unë doja të shikoja sipër se për çfarë kishte lidhje, se normal ishte emri i Noizy-t. Ajo më mori telefonin. Ajo më thonte ‘jo nuk është asnjë’. Më jep telefonin i thoja. Jo nuk ta jap telefonin më tha. Këto janë tek video dhe e kam akoma save, e kam këtu. Ajo më thoshte nuk është asnjë, çfarë rëndësie ka për ty se kush është personi më thoshte. Pas kësaj i thash kthehu në Shqipëri, unë nuk pranoj dot të rri me ty. Tradhëtinë nuk e pranoj”, tregon Gerti.
Be First to Comment