Skip to content

Personi që shihni në fotot, është 38-vjeçari Arbër Caka, i cili humbi jetën tragjikisht mesditën e sotme në Mirditë.

Caka ndërroi jetë pasi u godit nga kova e fadromës të cilën po e rregullonte, pasi kishte një problem hidraulik, shkruan Top Channel.

“Në fshatin Tarazh, Rrëshen, shtetasi A.C, 38 vjeç, banues në Rrëshen, duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës së tij. Gjatë punës për riparimin e saj, aksidentalisht kova e fadromës ka rënë dhe ka goditur 38vjeçarin, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit“, njofton policia.

Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *