Skip to content

Kryeministri Edi Rama nga Amerika e kishte një lajm të mirë për të gjithë të moshuarit në vendin tonë pasi në të ardhmen do të bëhet një rritje e pensioneve por edhe e bonusit të fundvitit.

Kush bën premtime qesharake se do ta çojë pensionin 500 apo 600 mijë lekë, Rama tha se këto janë gënjeshtra për të rrëmbyer ndonjë votë pasi është e pamundur të realizohen të paktën edhe për pak vite.

“Kush gënjen shqiptaret se pensionet do t’i bëjë 400, 500 apo 600 mijë Leke…vetëm genjen. Ata janë e njëjta mendje që e kanë marrë në qafe Shqiperinë. Keto reforma qe ka bërë PS po po t’i benin qeveritë e mëparshme të paktën duke filluar nga viti 2000 atëherë sot do flisnim ndryshe. Ata që gënjejnë sot, dikur i lanë shqiptarët të mos paguanin dritat, mos paguanin taksat, mos paguanin kontributet shoqërore dhe e shkatërruan komplet Shqipërinë. Duke filluar nga ky fundvit do të kemi një rritje të madhe të bonusit të fundvitit për pensionistët. Më pas ne do të bejmë edhe diçka tjeter, tjeter rritje të ndjeshme dhe të rendesishme për t’i perfshirë pensionistët në hapesirën e rritjes ekonomike“, tha Rama.

Views: 210
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *