Skip to content

Avokati i njohur Mariglen Koçiu, humbi jetën në një aksident tragjik në aksin Lushnje-Tiranë.

Kolegët dhe miqtë e tij, kanë shprehur mesazhe ngushëllime për ikjen e tij të parakohshme. Avokati Mariglen Koxçiu (56-vjeç) mësohet se po kalonte në këmbë nga njëra anë e autostradës në tjetrën, kur është përplasur për vdekje nga një makinë.

Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në aksin rrugor “Lushnjë-Tiranë”, shtetasi L. B., duke drejtuar automjetin, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. K., 56-vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje. Shtetasi L. B., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton Policia.

Views: 526
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *