Kryeministri Edi Rama premtoi se pensionet në Shqipëri do të rriten ndjeshëm brenda mandatit të tij të katërt qeverisës.
Teksa foli për skemën e pensioneve, Rama tha se bonusi i fundvitit do të jetë më i madh. Aktualisht në Republikën e Shqipërisë numërohen mbi 700 mijë persona që trajtohen me pension.
“Tani po përgatitemi dhe po bëjmë llogaritjet. Ne e bëmë bonusin 50 mijë lekë të vjetra për çdo pensionist. Tani po përgatitemi për një bonus të ri të përvitshëm, që të jetë më i lartë sa ky që është aktualisht. Ky është hapi i parë që do të jetë i menjëhershëm dhe i përhershëm. Fond që do e lëmë mënjanë për pensionet. Po bëjmë plane për të rritur pensionet brenda mandatit të ardhshëm”, premtoi Rama.
Views: 169
Be First to Comment