Skip to content

Kanë humbur jetën në një aksident tragjik prindërit e trajnerit të Kombëtares U-21, Alban Bushi.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në rrugën “Egnatia” në aksin Veria – Selanik në Greqi. Furgoni i drejtuar nga 47-vjecari grek Marios Simitliotis është përplasur me automjetin tip “Mercedes-Benz” me targa shqiptare “AB 454 GF” që drejtohej nga Ali Bushi.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën 75-vjecari Ali Bushi dhe pasagjerja 71-vjecare Bukurije Bushi. I plagosur lehtë ka mbetur edhe shtetasi grek, i cili është arrestuar nga policia.

Të ndierit Ali Bushi dhe Bukurije Bushi janë prindërit e ish-futbollistit të Kombëtares, Alban Bushi. Stafi “RILINDJE.info” shpreh ngushëllime të sinqerta për familjen Bushi.

Views: 203
Published inUncategorized

Be First to Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *